A po mashtron Koreja e Veriut botën – mban paradë me raketa druri?!

Azia

A po mashtron Koreja e Veriut botën – mban paradë me raketa druri?!

Më: 17 prill 2017 Në ora: 09:30
Korrespodenti i BBC-së duke raportuar nga Parada

Koreja e Veriut ka zhvilluar një paradë ushtarake por sic duket Presidenti i saj Kim Jong-un, ka ngecur pak.

Kjo pasi specialistet ushtarakë kanë hedhur disa dyshime rreth asaj se raketat e përdorura në paradën e cila ishte paraparë të jetë gjigante, nuk janë reale.

Një gjë të tillë madje ka vërejtur dhe një korrespodent i BBC-së i cili po raportonte nga parada, ku pas tij kaluan dy raketa me maje të shtrembëruara.

Që të dyja nuk ishin aspak të zakonshme në dukje nga raketat normale, e sigurisht që kjo bën të mendohet se ato janë imitime të realizuara nga druri për tu shfaqur në sytë e publikut e jo vetëm.

Image
Korrespodenti i BBC-së duke raportuar nga Parada
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat