Japonia e gatshme për fluks refugjatësh në rast të krizës në Gadishullin Korean

Azia

Japonia e gatshme për fluks refugjatësh në rast të krizës në Gadishullin Korean

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:55
Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe deklaroi se qeveria e tij ka hartuar një plan në rast se kriza në Gadishullin Korean rezulton me fluks të refugjatëve në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Abe në seancën parlamentare të hënën ka deklaruar se qeveria është duke formuluar masa si mbrojtja e të huajve, proceduarat e aterimit, ndërtimi i strehimoreve dhe procesin e regjistrimit të azilkërkuesve.

Këto masa të qeverisë japoneze janë si reagim ndaj pyetjeve që janë parashtruar herë pas here në të kaluarën, por tani duken më reale se kurrë, duke patur parasysh zhvillimin e shpejtë të raketave balistike në Korenë e Veriut dhe tensionet në rritje me SHBA-të.

Abe tha se qeveria e tij gjithashtu ka përgatitur plan për evakuimin e japonezëve nga Koreja e Jugut në rast krize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat