Kina i dërgon ‘sinjale pozitive’ Amerikës për kërcënimet e Koresë Veriore

Azia

Kina i dërgon ‘sinjale pozitive’ Amerikës për kërcënimet e Koresë Veriore

Më: 17 prill 2017 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Kina i ka dërguar administratës së Donald Trump ‘sinjale pozitive’ se do të rrisë sanksionet ekonomike në mënyrë që t’i bëjë presion aleatit – Koresë Veriore në tërheqjen e zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave.

Ky kërcënim ka rritur mundësinë e një përballjeje ushtarake me SHBA-në, bën me dite Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan USA today.

“Kemi pranuar një sinjal pozitiv të Kinës por që do të merr kohë”, ka thënë Susan Thorton –asistente e sekretarit për Azinë Lindore dhe Paqësorë.

“E dini nëse presioni ekonomik nxjerr rezultat deri sa punohet”, ka shtuar ajo.

Diplomatët amerikanë do të takohen me ata kinezë dhe aleatët e SHBA në Kombet e Bashkuara në këtë muaj për të diskutuar rreth çështjes së fundit. Por nëse Kina dështon të bëjë presion mbi Korenë Veriore, atëherë thuhet se SHBA do ta bëjë këtë e vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat