1.675 fëmijë janë përdorur si ushtarë në Jemen

Azia

1.675 fëmijë janë përdorur si ushtarë në Jemen

Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:26
Fëmijët

Fondi për Ndihmë ndaj Fëmijëve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNICEF), ka deklaruar se që nga fillimi i konfliktit mes forcave qeveritare dhe grupit Husi të mbështetur nga ish-presidenti Ali Abdullah Salih në Jemen, deri më tani janë përdorur 1.675 fëmijë si ushtarë.

Zyra përgjegjëse për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e UNICEF-it, përmes një deklarate në rrjetet sociale ka thënë se në luftimet që zgjasin prej më shumë se 2 vitesh në Jemen, të paktën 1.675 fëmijë janë përdorur në ushtri.

“Ushtarët fëmijë janë përdorur si nga ushtria, ashtu edhe nga grupet e armatosura", thuhet në njoftim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat