Vazhdon evakuimi në Siri, shpërthim në Alepo

Azia

Vazhdon evakuimi në Siri, shpërthim në Alepo

Më: 19 prill 2017 Në ora: 12:02
Alepo

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën të mërkurën dhe 32 janë plagosur në shpërthimin e bombës në Alepo, qyteti i dytë për nga madhësia në Siri, njofton televizioni shtetëror sirian.

Shpërthimi ka tronditur në pjesën e qytetit Salahedin, i cili ishte enklava e fundit e kryengritësve derisa nuk e kishte marrë ushtria siriane, në dhjetor të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat