Arrestohen dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Moskë

Azia

Arrestohen dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Moskë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 17:30
Policia ruse

Dy persona, me origjinë nga Azia Qendrore dhe të dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në Rusi, u arrestuan të mërkurën në Vladimir, qytet turistik rreth 200 kilometra në lindje të Moskës, njoftuan shërbimet sekrete ruse (FSB).

“Agjentët e FSB-së kanë ndaluar, gjatë një tentative për arrestimin e tyre, dy shtetas nga Azia Qendrore të lindur në vitet 1987 dhe 1991”, njoftoi FSB-ja në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas FSB-së, të dy personat ishin në kontakte të vazhdueshme me rekrutues të organizatave ndërkombëtare terroriste dhe ishin shumë pranë kryerjes së sulmeve terroriste në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat