Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri

Azia

Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri

Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:34
Khan Sheikhoun, Siri

Rezultatet e testimit tregojnë se agjenti nervor vdekjeprurës Sarin ose substancë e ngjashme është përdorur në një sulm të dyshuar kimik në Siri, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kreu i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, tha se mostrat nga dhjetë viktima janë analizuar në katër laboratorë.

Rezultatet e këtyre analizave "tregojnë ekspozimin ndaj Sarinit ose substancave si Sarini", tha Uzumcu.

"Ndërsa detaje të mëtejshme do të pasojnë, rezultatet e analizave që kanë arritur janë të padiskutueshme", shtoi ai.

Nga sulmi i dyshuar kimik, më 4 prill në qytetin Khan Sheikhoun, janë vrarë mbi 80 veta.

Për këtë sulm, Perëndimi ka fajësuar forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Damasku ka mohuar përgjegjësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat