Koreja Veriore kërcenim ndaj SHBA-së, ja veprimi shokues që paralajmëron shteti diktatorial

Azia

Koreja Veriore kërcenim ndaj SHBA-së, ja veprimi shokues që paralajmëron shteti diktatorial

Më: 23 prill 2017 Në ora: 19:45
Aeroplanbartësi amerikan USS Carl Vinson i fotografuar më 15 prill të këtij viti

Koreja Veriore është kërcënuar se do ta fundosë aeroplanbartësin amerikan, që po merr pjesë në ushtrime të përbashkëta me dy anije luftarake japoneze në Oqeanin Paqësor Perëndimor.

“Forcat tona revolucionare janë luftarakisht të gatshme për ta fundosur aeroplanbartësin atomik amerikan me një sulm të vetëm”, ka shkruar gazeta, Rodong Sinmun, në komentin e saj të sotëm.

Kjo gazetë, praktikisht, është zëdhënëse e Partisë së Punëtorëve, që sundon në Korenë Veriore.

Kjo gazetë e krahasoi anijen amerikane me një “shtazë të madhe” dhe tha se sulmi kundër saj do të ishte “shembull aktual për ta treguar forcën tonë ushtarake”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që luftanija, USS Carl Vinson, të lundroj në ujërat afër Gadishullit Korean, në përgjigje të tensionit të shtuar me Korenë Veriore, për shkak të programit raketor dhe testet atomike të këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat