Sondazh: Pothuajse gjysma e rusëve thonë se Medvedev duhet të dorëhiqet

Azia

Sondazh: Pothuajse gjysma e rusëve thonë se Medvedev duhet të dorëhiqet

Më: 26 prill 2017 Në ora: 20:13
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev

Një sondazh i ri tregon rritjen e pakënaqësisë në mesin e rusëve për kryeministrin Dmitry Medvedev, ku 45 për qind e të anketuarve kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqje.

Sondazhi i publikuar sot nga Qendra Levada, është indikacioni i fundit për thellimin e problemeve politke për Medvedevin.

Në anketë kanë marrë pjesë 1,600 rusë. 45 për qind e tyre kanë thënë se Medvedev dhe qeveria e tij duhet të largohen.

Kjo anketë po ashtu ka gjetur se besimi në qeverinë e Medvedevit ka rënë në nivele të paprecedentë.

Sondazhi i Lavada ka një margjinë të gabimit prej 3.4 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat