Khamenei kritikon politikën e Rohanit karshi Perëndimit

Azia

Khamenei kritikon politikën e Rohanit karshi Perëndimit

Më: 30 prill 2017 Në ora: 16:31
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka kritikuar presidentin Hassan Rohani për deklaratat se politika e tij për afrimin ndaj perëndimin kanë shkaktuar kërcënim për luftë.

“Disa thonë se prej se kemi ardhur në pushtet, hija e luftës është zhdukur nga vendi”, ka thënë ai gjatë një takimi me disa punëtorë, në Ditën Kombëtare të Punëtorëve.

Komentet e Khameneit vijnë në kohën e fushatës për zjedhje presidenciale, ku presidenti Rohani po kërkon një mandat të dytë.

Rohani më 2015 nënshkroi një marrëveshje historike, ku Teherani është zotuar se do të frenojë programin e tij bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Retorika ndërmjet Rohanit dhe aleatëve të Khameneit, të cilët kundërshtojnë këtë marrëveshje, është ashpërsuar, para zgjedhjeve presidenciale të 19 majit.

Kundërshtarët e kritikojnë Rohanin për arritjet e tij ekonomike, duke thënë se nga afrimi me Perëndimin dhe konsensionet e bëra në marrëveshjen bërthamore, ekonomia e Iranit nuk ka përfituar. Ebrahim Raisi, një klerik dhe aleatë i ngushtë i Khamenei, si dhe kryetari i Teheranit, Baqer Qalibaf, konsiderohen rivalët kryesor të Rohanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat