Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një pjese të sallës së dasmave në Raxhastan të Indisë.
Rreth 26 persona janë lënduar me këtë rast, thuhet se disa të lënduar janë në gjendje të rëndë.
“Ndërtesa është shembur për shkak të stuhisë së pluhurit dhe njerëzit kanë mbetur të bllokuar në rrënoja. Disa vendas të informuar rreth incidentit dhe një ekip shpëtimi nxituan në vend”, ka thënë Alok Vashishth, inspektor i policisë.