Pamje nga tërmeti i fuqishëm që vrau 8 persona në Kinë

Azia

Pamje nga tërmeti i fuqishëm që vrau 8 persona në Kinë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 15:42
Pamje nga video

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot veriperëndimin e Kinës, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë. Mbi 200 shtëpi raportohet se janë rrënuar si pasojë e këtij tërmeti.

Të paktën tetë persona u vranë dhe mbi 20 u lënduan në tërmetin e shkallës 5.4 Rihter që goditi Taxkorgan County në rajonin autonom të Kinës, Xinjiang Uygur.

Sipas administratës rajonale për tërmete, dridhja ka ndodhur të enjten në orën 5.58 të mëngjesit.

Tërmeti, në zonën e largët malore që kufizohet me Taxhikistanin, Afganistanin dhe Pakistanin, goditi në një thellësi prej 10 kilometra, sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së.

Ky tërmet, i cili njihet për nxitjen e dridhjeve të mëdha, ka shkaktuar shumë dëme në vend.

Më shumë se 180 shtëpi janë rrënuar dhe 789 persona janë prekur, sipas qendrës sizmologjike të Xinjiang Uyghur.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet nëpër rrënoja pasi Administrata e Tërmetit e vendit e ka aktivizuar nivelin 3 të përgjigjes emergjente.

Ndërkohë, një ekip emergjent special është vendosur në terren nëpër Xinjiang për ta ndihmuar qeverinë lokale në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat