Rriten tensionet/ Koreja e Veriut i lëshon Rusisë një raketë balistike “surprizë”

Azia

Rriten tensionet/ Koreja e Veriut i lëshon Rusisë një raketë balistike “surprizë”

Më: 14 maj 2017 Në ora: 14:00
Kim Jong Un

Një raketë balistike e Koresë së Veriut i është drejtuar mëngjesin e së dielës Rusisë. I konsideruar si një mesazh për Rusinë dhe Kinën, Kim Jong-un ka lëshuar një raketë e cila fluturoi përreth 700 km për të rënë në kufirin me Rusinë.

Ngjarja vjen vetëm katër ditë pas marrjes së presidencës nga Moon Jae-in ne Korenë e Jugut, Veriu i gadishullit ka kryer provokimin e radhës.

Presidenti i ri koreano-jugor është zotuar se do të bëjë gjithçka për të zgjidhur krizën në rajon. Ai madje ka marre përsipër të nisë dialogun me veriun, një politike kjo e përjashtuar nga paraardhësja e tij.

Kremlini ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të tij, i cili u bëri thirrje të gjithë palëve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet.

Për Shtetet e Bashkuara, le të jetë ky provokim, një thirrje për të gjithë kombet që sanksionet ndaj Koresë së Veriut të përforcohen.

Kina e ka konsideruar situatën në veri si komplekse dhe të ndjeshme. “Të gjitha palët duhet të qëndrojnë larg marrjes së aksioneve”, ka bërë thirrje Kina duke patur parasysh kërcënimet e hershme të Shteteve të Bashkuara se do të përgjigjen në të gjitha format ndaj provokimeve të vendit komunist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat