Testi i raketave të Koresë së Veriut për shkak të paranojave të Kim Jong-un’

Azia

Testi i raketave të Koresë së Veriut për shkak të paranojave të Kim Jong-un’

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:57
Kim Jong-un

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka akuzuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un se është në një "gjendje paranoje", pas një testimi tjetër të raketave balistike.

Testi ishte një mesazh për Korenë e Jugut, disa ditë pasi presidenti i ri mori detyrën, tha ajo për ABC News.

SHBA do të vazhdojnë të "shtrëngojnë vidat" në Korenë e Veriut, tha Haley.

Zyrtarët japonezë thonë se raketa, e cila u nis nga pjesa veriperëndimore e Kusong, arriti në lartësi prej 2,000 km.

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, i cili po kërkon një angazhim më të thellë rreth asaj të Veriut, tha se testi ishte një "provokim i pamatur".

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump , ka bërë thirrje për "sanksione më të forta" kundër Koresë së Veriut, ndërsa Kina është duke kërkuar  kufizime lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat