ISIS vret 7 persona në Siri

Azia

ISIS vret 7 persona në Siri

Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:46
Siri

Bombardimet nga militantët e Shtetit Islamik vranë së paku shtatë persona në qytetin sirian lindor Deir al-Zor natën e së dielës, tha një grup i monitorimit të luftës.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Britani, e cila monitoron luftën, tha se militantët vazhduan të depërtojnë në rrethet e qytetit që kontrollohet nga qeveria, raporton Reuters.

Shteti Islamik mban nën kontroll  shumicën e provincës Deir al-Zor, përveç një enklavë në qytet dhe një baze ajrore që kontrollohet nga forcat qeveritare.

Militantët kanë rrethuar këto rrethe për gati dy vjet. Qeveria siriane dhe aleati i saj rus kanë  dërguar lëshime  ndihma në zonën e rrethuar, ku jetojnë rreth 200,000 njerëz, pa ushqim dhe ilaçe.

Provinca Deir al-Zor lidh territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat