Manjati rus i aluminit hedh në gjyq AP-në

Azia

Manjati rus i aluminit hedh në gjyq AP-në

Më: 16 maj 2017 Në ora: 12:09
Oleg Deripaska

Një miliarder i lidhur me Kremlinin hodhi në gjyq agjencinë e lajmeve The Associated Press për, siç thuhet, shpifje të një raporti për lidhjet e tij biznesore me ish-kryetarin e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Në padinë e ngritur në një gjykatë në Uashington, manjati i aluminit, Oleg Deripaska, tha se artikulli i AP-së në muajin mars, për lidhjet e tij me Paul Manafort, e akuzon rrejshëm atë për veprimtari kriminale.

AP tha se qëndron prapa artikullit që ka shkruar.

Sipas këtij artikulli, Manafort, derisa ka punuar për Deripaskan disa vite më parë, ka propozuar një plan, me synim ndikimin në politikë, në marrëveshje biznesore dhe në mbulimin e lajmeve në SHBA, Evropë dhe ish-Bashkimin Sovjetik, në mënyra që do të favorizonin presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas publikimit të artikullit, Deripaska ka blerë reklama në gazetat e SHBA-së, duke akuzuar AP-në për gjenerimin e një "fushate masive dhe mashtruese" kundër tij.

Manafort ka dhënë dorëheqje si udhëheqës i fushatës së Trumpit në gusht të vitit 2016, pas akuzave se ka marrë fonde të paligjshme nga një parti politike ukrainase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat