ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan

Azia

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

?Të paktën dy civilë janë vrarë, pasi persona të armatosur sulmuan ndërtesën e televizionit shtetëror të Afganistanit në qyteti Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Katër sulmues dhe dy civilë janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në ndërtesën e televizionit, kanë thënë zyrtarët lokalë. Të paktën edhe 13 civilë të tjerë janë plagosur.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se katër sulmuesit kanë sulmuar televizionin shtetëror, dhe dy pre tyre kanë qenë sulmues vetëvrasës.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me grupin militant IS, teksa po zhvilloheshin ende përleshje në ndërtesën e televizionit, ka thënë se “luftëtarët e IS-it janë duke e kryer sulmin brenda ndërtesës së televizionit në Jalalabad”.

Ndryshe, më herët, zyrtarët afganë kanë njoftuar se një përleshje e armatosur është duke ndodhur në qytetin Jalalabad, pasi sulmuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Nangarhar, Attaullah Khogyan, tha se një numër i sulmuesve kanë hyrë në ndërtesën e Radio Televizionit të Afganistanit (RTA).

Ai ka tha se përleshja e armatosur është duke ndodhur brenda ndërtesës, e cila gjendet afër ndërtesës së guvernatorit provincial.

Dëshmitarët janë cituar të kenë thënë se disa punëtorë të RTA, janë të bllokuar brenda ndërtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat