Kina-Seulit: Shpresojmë se qeveria juaja e re do të largojë pengesat

Azia

Kina-Seulit: Shpresojmë se qeveria juaja e re do të largojë pengesat

Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:20
Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji

Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji i ka thënë të enjten të dërguarit special të Koresë Jugore për Kinë Li Hae Çan, se Kina shpreson që qeveria e re në Seul do të rregullojë problemet, të cilat kanë penguar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

“Shpresojmë se qeveria e re do të rregullojë problemet me të cilat jemi përballur dhe do të ndërmarrë masa efektive, për të larguar pengesat të cilat janë gjendur në rrugën tonë drejt marrëdhënieve të mira ndërmjet dy shteteve tona”, ka porositur Vang të dërguarin special të Koresë Jugore për Kinë, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat