Gjykata Ndërkombëtare urdhëron Pakistanin që të mos ekzekutojë një shtetas indian

Azia

Gjykata Ndërkombëtare urdhëron Pakistanin që të mos ekzekutojë një shtetas indian

Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:05
Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë të enjten ka urdhëruar Pakistanin të mos ekzekutojë një oficer indian të marinës, i dënuar për spiunazh dhe terrorizëm, në një çështje gjyqësore që ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve aziatik.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara vendosi unanimisht se Pakistani nuk duhet të kryejë dënimin me vdekje ndaj  Kulbhushan Jadhav, i cili është në pritje të rezultatit të një rasti të ngritur nga India, e cila pretendon se Pakistani ka shkelur të drejtën e Jadhav për mbështetje konsullore pas arrestimit të tij vitin e kaluar. Jadhav u burgos në Pakistan dhe u dënua me vdekje më 10 prill.

Fqinjët aziatik, Pakistani dhe India kanë një histori të hidhur në marrëdhëniet midis tyre dhe dënimi me vdekje i Jadhav ka tensionuar marrëdhëniet edhe me tej.

India e quan gjykimin e Jadhav një “keqpërdorim serioz të drejtësisë” pasi që ai nuk është lejuar të takohet me diplomat indianë apo te zgjedh avokatin e vet mbrojtës. Avokatët indianë argumentojnë se kufizimet e tilla shkelin Marrëveshjen e Vjenës të vitit 1963 mbi Marrëdhëniet Konsullore.

Nga ana tjetër Pakistani mohon të jenë bërë shkelje dhe se gjykata ka nevojë të lëshojë një urdhër urgjent për të pezulluar ekzekutimin e tij pasi ai nuk është i pashmangshëm. Një avokat pakistanez ka thënë se një marrëveshja dypalëshe lejon cilindo prej shteteve të vendosë për qasje konsullore në çështje të “politikës apo të sigurisë”.

Rasti do të marrë muaj ndoshta vite të tëra për t’u zgjidhur nga organi më i lartë i drejtësisë në KB-së, prandaj gjykatësit të enjten lëshuan një urdhër për t’u siguruar se Jadhav nuk do të ekzekutohet para se të përfundojë rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat