Rusia i quan të paligjshme sulmet ajrore amerikane në Siri

Azia

Rusia i quan të paligjshme sulmet ajrore amerikane në Siri

Më: 19 maj 2017 Në ora: 22:04
Kremlin

Anëtarët e Këshillit të sigurisë së Rusisë besojnë se sulmi më i ri ajror, të cilin SHBA-të e kryen në territorin sirian ishte i paligjshëm, deklaroi të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov pas takimit të këtij këshilli me të cilin kryesoi presidenti rus Vladimir Putin, transmeton TASS.

“Pjesëmarrësit në takim diskutuan për çështje siriane duke u fokusuar në sulmet e fundit ajrore, të cilat SHBA kanë kryer në territorin sirian. Ata theksuan se hapa të tillë janë të paligjshëm dhe dukshëm pengojnë përpjekjet e drejtuara drejt zgjidhjes së krizës, veçanërisht drejt formimi të zonës së de-eskalimit”, ka thënë Peskov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat