Zjarr në një traget në Indonezi, vdesin 5 persona

Azia

Zjarr në një traget në Indonezi, vdesin 5 persona

Më: 20 maj 2017 Në ora: 08:31
Ilustrim

Pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një traget u përfshi nga zjarri në det, në Indonezi.

Zëdhënësi i ministrisë së Transportit, Julius Adravida Barata, tha se 178 persona u shpëtuan, pa saktësuar ama numrin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit që rezultojnë ende të zhdukur.

Gjithçka ndodhi gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes rreth tre kilometër larg ishullit të Masalembo. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet vendase kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat