Televizioni shtetëror uron Rohanin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Azia

Televizioni shtetëror uron Rohanin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Më: 20 maj 2017 Në ora: 11:38
Presidenti iranian Hassan Rohani duke votuar në zgjedhjet presidenciale të 19 majit

Televizioni shtetëror iranian ka uruar presidentin Hassan Rohani për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të shtetit, pasi rezultatet preliminare thonë se Rohani ka fituar në zgjedhje ndaj rivalit të tij kryesor Ebrahim Raisi dhe dy kandidatëve të tjerë për president.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Rohani ka fituar 22.8 milionë ose mbi gjysmën e votave, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Ebrahim Raisi ka fituar 15.5 milionë të votave, ndërkaq dy kandidatët e tjerë, nuk kanë arritur të marrin as 1 milion vota.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen më vonë gjatë ditës.

Zyrtarët kanë thënë se mbi 40 milionë iranianë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat