Incident në Tel Aviv në prag të vizitës së Donald Trump, pesë të lënduar

Azia

Incident në Tel Aviv në prag të vizitës së Donald Trump, pesë të lënduar

Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:21
Incident në Tel Aviv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nis sot vizitën dyditëshe në Izrael, në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme.

Trump do të ketë takime të ndara me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, me shpresën se do të sjellë një vrull të ri në bisedimet për paqe, të cilat kanë ngecur qysh në vitin 2014.

Mirëpo, edhe pse në masa të rrepta sigurie, vizita e presidentit të SHBA-ve në Izrael nuk ka kaluar pa incidente. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se një veturë ka goditur një motoçikletë e cila më pas është përplasur me turmën në një prej rrugëve më të ngarkuara të Tel Avivit.

Me këtë rast kanë mbetur të lënduar pesë persona, dy prej të cilëve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Pas pak ju sjellim detaje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat