OKB: Mbi 125,000 persona të shpërngulur nga Afganistani më 2017

Azia

OKB: Mbi 125,000 persona të shpërngulur nga Afganistani më 2017

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 19:21
Pamje nga një kamp refugjatësh në Kabul

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar që më shumë se 125,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë këtij viti në Afganistan, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Të dhënat nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, në kuadër të Kombeve të Bashkuara, kanë treguar që më shumë se 22,000 persona janë shpërngulur gjatë dy javëve të kaluara.

Kjo zyrë po ashtu ka njoftuar se ka ulje për rreth 28 për qind të shpërnguljeve, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Një ndër arsyet për këtë rënie, sipas analistëve të kësaj organizate, është fakti se disa prej luftimeve po vazhdojnë në të njëjtat vende si vitin e kaluar, që i bie se shumë prejbanorëve të atyre zonave tashmë janë larguar.

Por, edhe rritja e varfërisë po ashtu është tregues se shumë persona nuk kanë mundësi që të shpërngulen nëpër vende të tjera, ka thënë raporti i kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat