ISIS vret të paktën 19 persona në kryeqytetin somalez

Azia

ISIS vret të paktën 19 persona në kryeqytetin somalez

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 13:08
ISIS

Të paktën 19 persona u vranë kur militantët islamikë shpërthyen një bombë-makinë dhe një sulm me armë në një hotel në kryeqytetin somalez, tha një oficer i policisë të enjten.

Makina e drejtuar nga  sulmuesi vetëvrasës, i përplas në hotel Posh, në jug të Mogadishut të mërkurën në mbrëmje, para se sulmuesi i armatosur të merrte peng 20 persona  në Pizza House, ngjitur me hotelin.

Hotel Posh është i vetmi vend që posedon diskotekë në kryeqytet.

Shefi i policisë së qarkut Abdi Bashir tha për Reuters  se forcat e sigurisë somaliane morën kontrollin e restorantit në mesnatë, pasi personat e armatosur ishin mbajtur peng brenda për disa orë. Pesë nga personat e armatosur u vranë, tha Bashir.

"Ne e kemi nën kontroll hotelin, por më së shumti është shkatërruar nga vetëvrasësi", tha ai për Reuters me telefon.

Dëshmitarët thanë se kishte trupa që ndodheshin në vendin e ngjarjes të enjten në mëngjes, pasi ambulancat erdhën për t'i larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat