Iran: Propozimi amerikan për sanksione – shkelje e marrëveshjes atomike

Azia

Iran: Propozimi amerikan për sanksione – shkelje e marrëveshjes atomike

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:36
Ali Akbar Velayati

Lëvizja e Senatit të Shteteve të Bashkuaa për imponimin e sanksioneve të reja kundër Iranit është një shkelje e “padiskutueshme” e marrëveshjes atomike të vitit 2015, të Iranit me fuqitë borëtorte, kanë thënë mbrëmë zyrtarët iranianë.

“Lëvizja e Senatit të Shteteve të Bashkuara padiskutim paraqet shkelje të frymës dhe letrës së marrëveshjes atomike”, tha Ali Akbar Velayati, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Bahram, Ghassemi, tha se “programi balistik iranian është totalisht legjitim” dhe ka shtuar se “forcat e armatosura të Iranit do të vazhdojnë ta mbrojnë sigurinë dhe interesat e vendit”.

Këta zyrtarë iranianë thanë se Teherani do të ndërmerrë “masa reciproke” nëse legjislacioni në Senatin amerikan hynë në fuqi.

Për tu shndërruar në ligj, ky legjislacion duhet të miratohet në Dhomën Përfaqësuese dhe të nënshkruhet nga presidenti, Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat