Nga i ashtuquajturi sulm i brendshëm është vrarë një ushtar afgan

Azia

Nga i ashtuquajturi sulm i brendshëm është vrarë një ushtar afgan

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 17:56
Pamje e ushtarëve afganë në Kampin Shaheen në pjesën veriore të Afganistanit

Një ushtar afgan është vrarë dhe disa pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë plagosur, gjatë një incidenti të paqartë në Kampin Shaheen, në qytetin Mazar-e-Sharif në pjesën veriore të Afganistanit.

Ushtria amerikane sot i ka hedhur poshtë raportet e ushtrisë së Afganistanit se katër ushtarë të Shteteve të Bashkuara janë vrarë, kur një ushtar i rrejshëm afgan ka hapur zjarr kundër ushtarëve të Afganistanit.

Në kumtesën amerikane nuk konfirmohet natyra e incidentit ose numri i sakt i viktimave.

Në kumtesën e ushtrisë së Afganistanit u tha se ushtari i rrejshëm ishte vrarë.

Kampi Shaheen është selia e Brigadës së 209-të të ushtrisë afgane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat