Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul

Azia

Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 09:22
ilustrim

Forcat irakiane kanë filluar një sulm këtë të diel në qytetin e vjetër Mosulit në Irak, me qëllim që të shporrë prej andej forcat xhihadiste të Shtetit Islamik, thuhet në një deklaratë ushtarake.

Qyteti i vjetër historik dhe më i madh pas Bagdadit është qyteti i fundit ende nën kontrollin e militantëve, i cili dikur ishte kryeqyteti i tyre në Irak.

Ofensiva e mbështetur nga SHBA për të futur nën kontroll Mosulin hyri në muajin e saj të nëntë të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat