Negociata Arabi Saudite-Izrael. A po vjen fundi i konfliktit në Palestinë?

Azia

Negociata Arabi Saudite-Izrael. A po vjen fundi i konfliktit në Palestinë?

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 09:59
Netanjahu dhe Salman

Arabia Saudite dhe Izraeli po negociojnë vendosjen e lidhjeve ekonomike midis tyre, raportoi Times të shtunën.

E përditshmja britanike citon burime arabe dhe amerikane, të cilat thonë se dy armiqtë më të vendosur të Iranit do të fillonin me lejimin e bizneseve izraelite në Gjirin Persik dhe lejimin e fluturimeve ajrore të Izraelit në hapësirën ajrore Saudite.

Burimet për gazetën thanës e marrëdhëniet e përmirësuara midis dy vendeve nuk janë gjë tjetër veçse një opsion i dëshiruar nga Shtëpia e Bardhë, pas premtimit të Presidentit Trump për të arritur marrëdhënien “përfundimtare” të paqes në Lindjen e Mesme.

Raporti tha se perspektiva ka shkaktuar mosmarrëveshje në administratën Trump. Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndri i Trump, ka diskutuar me ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ku kanë rënë dakord që përmirësimi i marrëdhënieve me Izraelit është një hap drejt paqes izraelito-palestineze.

Në të kundërt, i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, po favorizon një qasje më tradicionale të procesit të paqes.

Sipas raportit, palestinezët janë kundër idesë, duke pasur frikë se do të normalizoheshin lidhjet midis shteteve arabe dhe Izraelit pa siguruar krijimin e një shteti palestinez.

Raporti sugjeroi se perspektiva e marrëdhënieve me Izraelin mund të ketë luajtur një rol në Arabinë Saudite dhe vendimin e aleatëve të saj për të ndërprerë lidhjet me Katarin në një përpjekje për të shtyrë shtetin e Gjirit të ndalojë mbështetjen e Hamasit.

Në maj, The Wall Street Journal raportoi se shtetet e Gjirit kanë hartuar një propozim për të ndërmarrë hapa të paprecedentë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin nëse qeveria Netanyahu bën hapa domethënës për palestinezët, të tilla si ngrirja e ndërtimit të vendbanimeve në pjesë të ndryshme të  Bregut Perëndimor dhe lehtësimin e kufizimeve tregtare në Rripin e Gazës./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat