Dezerton ushtari i Koresë Veriore, e kalon një lumë të tërë duke notuar

Azia

Dezerton ushtari i Koresë Veriore, e kalon një lumë të tërë duke notuar

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

Një ushtar i Koresë Veriore ka ikur në Korenë Jugore duke notuar përgjatë lumit Han, raporton BBC.

Ky është dezertimi i dytë brenda një jave nga ushtria koreano-jugore.

Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore njoftojnë se i dezertuari kishte notuar nëpër një pjesë të lumit me rrjedhje të shpejtë pasi që kishte vendosur ndihmese në shpatulla për të qëndruar mbi ujë.

Javën e kaluar, një ushtar i Koresë Veriore e kaloi në këmbë kufirin e ruajtur fort që i ndan dy vendet.

Në të kaluarën, një ushtar në vit mesatarisht ka dezertuar nga ushtria e Koresë Veriore.

I dezertuari më i fundit, që besohet se është në të 20-at e tij, ishte vërejtur në Gimpo, në perëndim të kryeqytetit të Koresë Jugore, Seul, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Ai i kishte bërtitur një marinse të Koresë Jugore: “Mos më vrisnin, kam ardhur këtu si i dezertuar.”

I dezertuari tani do të merret në pyetje nga zyrtarët e ushtrisë së Koresë Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat