Irani dhe Kina kanë mbajtur ushtrime ushtarake në Gjirin Persik

Azia

Irani dhe Kina kanë mbajtur ushtrime ushtarake në Gjirin Persik

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:05
Pamje nga ushtrimet ushtarake iraniane në Ngushticën e Hormuzit në vitin 2015

Kina dhe Irani kanë mbajtur ushtrime ushtarake afër Ngushticës sëe Hormuzit në Gjirin Persik, që konsiderohet vend strategjik.

Ushtrimi i sotëm ushtarak u bë në një periudhë të ngritjes së tensioneve ndërmjet Iranit dhe ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, ka raportuar se në ushtrime përfshihen luftanije iraniane dhe dy luftanije kineze, një anije logjistike, dhe një helikopter kinez.

IRNA raportoi se afro 700 marinarë iranianë kanë marrë pjesë në ushtrim, që ishte i pari i përbashkët detar i dy vendeve, prej vitit 2014.

Dje, ushtria amerikane ka mbajtur ushtrime ushtarake me Katarin në Gjirin Persik.

Luftanijet amerikane dhe iraniane i kanë pasur një numër të ballafaqimeve të tensionuara në Gjirin Persik gjatë viteve të fundit.

Gati një e treta e gjithë tregtisë së naftës kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat