“Shkatërrimi i xhamisë në Mosul, tregon humbjen e ISIS-it”

Azia

“Shkatërrimi i xhamisë në Mosul, tregon humbjen e ISIS-it”

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 08:53
Xhamia e shkaterruar

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka thënë se shkatërrimi i xhamisë së lashtë në qytetin e Mosulit është “një deklaratë zyrtare e humbjes” nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS).

Forcat irakiane thanë se  ISIS e hodhi në ajër Xhaminë e Madhe të Al-Nurit dhe minaret e famshme të saj ndërsa xhihadistët luftuan për të ndaluar përparimin e trupave pro-qeveritare.

Nga ana e tyre, Shteti Islamik theksoi se avionët amerikanë kishin shkatërruar kompleksin, gjë që u mohua nga SHBA-të.

Xhamia, e cila ishte më shumë se 800 vjeçare e vjetër, ishte vendi ku në korrik të vitit 2014 kreu i ISIS-it  Abu Bakr al-Baghdadi shfaqi besnikëri në paraqitjen e tij të parë dhe të vetme publike disa ditë pasi  Shteti Islamik shpalli” kalifatin “.

Shkatërrimi i xhamisë është dënuar ashpër, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat