Al-Abadi: Me shkatërrimin e Mosulit, ISIS pranon dështimin

Azia

Al-Abadi: Me shkatërrimin e Mosulit, ISIS pranon dështimin

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:08
Mosul

Shkatërrimi nga Shteti Islamik i xhamisë al-Nouri në Mosul, ku kreu i ISIS-it, Abou Bakr al-Baghdadi vetëshpalli “kalifatin” në vitin 2014 dhe minares emblematike të qytetit të vjetër është një deklaratë zyrtare për dështimin e grupit xhihadist, konfirmoi kryeministri irakian, Haider al-Abadi në një komunikatë.

Këto shkatërrime ndodhën dje në mbrëmje, në ditën e katërt të ofensivës së ndërmarrë nga ushtria irakiane kundër Shtetit Islamik me mbështjetje të një koalicioni ushtarak të drejtuar nga SHBA-ja në kilometrat katrore të fundit të qytetit të lashtë të Mosulit ku disa qindra xhihadistë janë vendosur dhe po bëjnë një rezistencë të përgjakshme duke minuar rrugë të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat