Sulm vetëvrasës në Irak, nëntë të vrarë

Azia

Sulm vetëvrasës në Irak, nëntë të vrarë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Të paktën tetë civilë dhe një ushtar kanë humbur jetë sot në një sulm vetëvrasës në provincën perëndimore irakiane Al Anbar, njoftuan autoritetet vendore.

Sulmuesi vetëvrasës aktivizoi bombën në mesin e civilëve dhe ushtarëve. Të paktën 11 persona janë plagosur gjatë këtij sulmi.

Forcat irakiane të sigurisë arritën të vrasin tre persona para se ata të mund të aktivizonin eksplozivin që bartnin me vete.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por besohet se për aksionin terrorist janë përgjegjës xhihadistët e Shtetit Islam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat