Arrin në 148 numri i të vdekurve nga zjarri në Pakistan

Azia

Arrin në 148 numri i të vdekurve nga zjarri në Pakistan

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 16:07
Pamje pas incidentit në Pakistan

Ka arritur në 148 numri i personave të vdekur në Pakistan pasi një kamion cisternë u përmbys në një autostradë, në jugperëndim të qytetit Multan.

Personat ishin duke u munduar të merrnin karburantet nga rrjedhjet e kamionit.

Policia u mundua që të lokalizojë vendin pas incidentit kur u përmbys kamioni,mirëpo banorët afër zonës u munduan të merrrnin karburantet para se të ndodhte shpërthimi, ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal.

Ish punonjësi qeveritar, Khalil Ahmed, që ka qenë dëshimar i rastit ka thënë se kanë qenë rreth 500 persona kur ka nisur zjarri.

"Pas rrjedhjeve nga kamioni, njerëzit filluan të thërrisnin të afërmit e tyre për të ardhur dhe për të mbledhur karburantet. Kanë qenë rreth 500 njerëz të mbledhur kur filloi zjarri", ka shtuar tutje ai.

Doktori, Mohammad Baqa, ka thënë se shumë persona kanë lëndime serioze dhe se numri i vdekjeve mund të rritet.

Një polic ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë një rast të tillë.

“Nuk kam parë asnjëherë në jetën time, diçka të tillë, të gjithë po kërkonin ndihmë”, ka shtuar polici lokal Abdul Malik.

Ushtria paksitaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga vendi i ngjarjes.

Televizioni Geo, ka cituar disa dëshitarë të cilët kanë thënë se disa persona kanë qenë duke konsumuar duhan, çka sipas tyre mund të ketë qenë shkaku i nisjes së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat