Shtatë të vdekur pas shkëputjes së kabinës në Kashmir

Azia

Shtatë të vdekur pas shkëputjes së kabinës në Kashmir

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:46
Ilustrim

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në Kashmir të Indisë, pasi që është shkëputur një tel i cili mbante kabinat lëvizëse, në resortin turistik Gulmarg.

Kjo kabine pas shkëputjes ka rënë në tokë duke vrarë të gjithë personat që ishin në të.

Dy nga të vdekurit janë fëmijë.

Ndërsa sipas disa burimeve persona të tjerë janë të ngujuar nëpër kabina në lartësi të theksuara, kjo për shkak të erërave të forta.

Teleferiku në Gulmarg është ndër më të lartit në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat