Vazhdon rritja e numrit të viktimave nga djegia e cisternës në Pakistan

Azia

Vazhdon rritja e numrit të viktimave nga djegia e cisternës në Pakistan

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 08:15
Pamje nga incidenti në Pakistan

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, e ka ndërprerë udhëtimin e tij në Londër, pas vazhdimit të rritjes së numrit të personave të vrarë në një incident zjarri që ndodhi në Pakistan, pas përmbysjes së një cisterne me karburante.

Nga incidenti që ndodhi më 25 qershor deri më tash kanë vdekur 157 persona.

Cisterna e cila kishte rreth 25,000 litra karburante, u përmbys në një autostradë në jugperëndim të qytetit Multan.

Banorët që jetonin rreth asaj zone, ishin afruar për të mbledhur karburante nga rrjedhjet e cisternës para se ajo të shpërthente.

Kryeministri Sharif që vizitoi një spital në Bahawalpur, vendosi që të lënduarit rëndë gjatë këtij incidenti të transferoheshin në spitale më të mëdha të vendit.

Ai e ka ndërprerë udhëtimin e tij në Londër, duke njoftuar më pas se do ta financojë me 20.000 dollarë secilën familje që ka humbur ndonjë anëtar gjatë këtij incidenti.

“Ky nuk është kompensim, asgjë nuk mund të shpaguajë jetën e njeriut, mirëpo kjo shumë do të jetë në ndihmë të familjeve të prekura”, ka shtuar Sharif.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat