Katari dënon refuzimin saudit për rivendosjen e marrëdhënieve

Azia

Katari dënon refuzimin saudit për rivendosjen e marrëdhënieve

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:37
Sheiku Mohammed Al Thani

Ministri i jashtëm i Katarit ka dënuar refuzimin e fqinjëve të Gjirit për bisedimet mbi kërkesat e tyre për rivendosjen e lidhjeve ajrore, detare dhe tokësore.

Sheiku Mohammed Al Thani tha se qëndrimi ishte "në kundërshtim me parimet" e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti akuzojnë Katarin se po ndihmon terrorizmin , akuzë  të cilën Katari e mohon.

Vendi ka  paraqitur një listë kërkesash që ministri i jashtëm saudit të martën i quajti " të pa  negociueshme".

Kufizimet kanë shkaktuar trazira në Katar, një vend i pasur me naftë dhe gaz, i cili varet nga importet për të përmbushur nevojat bazë të popullsisë së saj prej 2.7 milionë banorë.

Katari përballet me izolim të pacaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat