Hamasi me zonë tampon në kufirin me Egjiptin

Azia

Hamasi me zonë tampon në kufirin me Egjiptin

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 21:52
Hamasi

Lëvizja islamike Hamas, filloi sot ndërtimin e një zone tampon përgjatë kufirit jugor me Egjiptin, ndërkohë që kërkon të përmirësojë lidhjet me Kajron.

“Kjo zonë sigurie, me gjerësi prej 100 metrash do të shtrihet në 12 kilometra përgjatë kufirit mes enklavës palestineze dhe Egjiptit dhe do të pajiset me kamera mbikëqyrëse dhe poste ushtarësh”, theksuan zyrtarët.

“Kjo do të jetë një zonë ushtarake e mbyllur dhe do të jetë më e lehtë për të mbikëqyrur kufirin dhe për të penguar trafikun e drogës dhe infiltrimet”, deklaroi zëvendësministri i Brendshëm i Hamasit, Tawfiq Abou Naim.

Marrëdhëniet mes Hamasit dhe Egjiptit janë tendosur që prej rrëzimit në vitin 2013 të ish-presidentit Mohamed Morsi, anëtar i ”Vëllazërisë Myslimane”.

Qeveria aktuale egjiptiane, e drejtuar nga ish-shefi ushtarak, Abdel Fatah al-Sissi ka mbyllur qindra tunele kontrabandë përgjatë kufirit dhe ka akuzuar Hamasin për mbështetje të islamikëve radikalë në Egjipt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat