Presidenti i Kinës në vizitën e parë në Hong Kong

Azia

Presidenti i Kinës në vizitën e parë në Hong Kong

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 08:10
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, arriti në Hong Kong për të shënuar 20-vjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.

Vizita e tij simbolike është e para prejse është zgjedhur lider në vitin 2013.

Hong Kongu është kthyer nën sundimin kinez në vitin 1997.

Pekini është pajtuar të qeverisë me territorin në formën e “një vendi, dy sistemeve”.

Aktivistët, me vite të tëra, bëjnë fushatë për më shumë liri politike.

Xi do të qëndrojë tri ditë në Hong Kong, ku janë planifikuar festime zyrtare, por edhe protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat