400000 persona largohen nga qyteti i pushtuar nga luftëtarë islamikë

Azia

400000 persona largohen nga qyteti i pushtuar nga luftëtarë islamikë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 20:30
Ilustrim

Rreth 400000 persona janë larguar nga Maraui, një qytet në jug të Filipineve, që është pushtuar nga një grup islamik, njoftuan sot autoritetet vendore.

Qyteti i Marauit i konsideruar si kryeqyteti mysliman i këtij vendi me shumicë katolike, u transformua në një qytet fantazmë, pasi luftëtarë që i kishin premtuar besnikëri grupit Shteti Islamik filluan një sulm në qytet më 23 maj, raporton AFP.

Prej më shumë se 1 muaj, qeveria ka dërguar avionë luftues, helikopterë të ushtrisë dhe automjete të blinduara për të shtypur këta luftëtarë islamikë.

Luftimet kanë shkaktuar vdekjen e 400 personave, ndërkohë që luftëtarët islamikë vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të qytetit, duke përdorur snajpera dhe pajisje eksplozive për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat