Pakistan: Ka filluar aksioni për vaksinimin kundër poliomielitit

Azia

Pakistan: Ka filluar aksioni për vaksinimin kundër poliomielitit

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 09:30
Derisa punëtorja shëndetësore e vaksinon fëmijën, në mbrojtje qëndron ushtari pakistanez

Autoritetet e Pakistanit dje e kanë filluar aksionin triditësh të vaksinimit kundër poliomielitit në hapësirat fisnore, ku më parë përpjekjet për vaksinimin ishin penguar nga pasiguria.

Zyrtarët shëndetësorë pakistanezë thonë se gjatë kësaj fushate triditëshe do të vaksinohen afro 350 mijë fëmijë.

Në rajonin Jamrud të provincës Khyber, ekipet e vaksinimit po shkojnë derë më derë nën masa të shtuara të sigurisë për t’i vaksinuar fëmijët nën moshën pesëvjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat