NATO kërkon nga Koreja e Veriut që të braktisë programet bërthamore dhe balistike

Azia

NATO kërkon nga Koreja e Veriut që të braktisë programet bërthamore dhe balistike

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Këshilli i Atlantikut të Veriut dënon fuqishëm mundësinë e testimit të serishëm të raketave balistike me rreze veprimi ndërkontinentale nga Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut), siç bëri më 4 korrik, që do të krijonte një përshkallëzim të madh dhe që shkel drejtpërdrejt rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja, thuhet se kjo tregon qartë kërcënimin në rritje që paraqet Koreja e Veriut DPRK-ja për Aleancën dhe sigurinë globale.

“Ne përkrahim përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të imponuar sanksione shtesë në Koresë së Veriut dhe u bëjmë thirrje të gjitha kombeve që të zbatojnë plotësisht sanksionet ekzistuese të OKB-së dhe të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të zbatuar presionet vendimtare, për ta bindur regjimin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë që të heqë dorë nga rruga aktuale kërcënuese dhe destabilizuese.

Republika Popullore Demokratike e Koresë, duhet të përmbahet nga aktet e mëtejshme provokative dhe të paligjshme, të respektojë detyrimet e saj sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe angazhimet e saj ndërkombëtare, dhe të braktisë të gjitha armët bërthamore dhe programet ekzistuese të raketave bërthamore dhe balistike, në një mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme”, thuhet në reagimin e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat