Vërshime në Vietnam, 14 të vdekur

Azia

Vërshime në Vietnam, 14 të vdekur

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në vërshimet e mëdha që kanë goditur Vietnamin verior, pas shirave të shumta të javës së kaluar, ndërkohë që priten shira të reja, njoftuan sot autoritetet vendore, transmeton Reuters.

Pothuajse 500 shtëpi dhe më shumë se 1.400 hektarë me oriz janë shkatërruar në nëntë provinca, njoftoi Komiteti qendror për parandalimin e katastrofave natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat