SHBA-të dënojnë Pekinin për sjelljen jonjerëzore ndaj Liu Xiaobo

Azia

SHBA-të dënojnë Pekinin për sjelljen jonjerëzore ndaj Liu Xiaobo

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:27
Liu Xiaobo

Kongresistët amerikanë dënuan sot fuqishëm autoritetet kineze, gjatë një seance speciale që i dedikohej disidentit nobelist Liu Xiaobo, që vdiq një ditë më parë në Kinë.

“Ky krim, vdekja në heshtje e Liu Xiaobo, duhet të ndjekë partinë komuniste kineze si një njollë e përhershme dhe e paheqshme”, deklaroi republikani Chris Smith, që drejton nënkomisionin e të drejtave të njeriut në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndërsa kryetarja e demokratëve në Dhomë, Nancy Pelosi kritikoi përbuzjen e turpshme të Kinës për liritë themelore.

“Ka të burgosur për ndërgjegjen në Kinë dhe në vende të tjera në botë që kanë nevojë për ndihmën tonë”, deklaroi republikani Ed Royce, president i komisionit dhe shtoi se “guximi i Liu Xiaobo të na nxisë edhe neve që të luftojmë për lirimin e tyre”.

Deputetët bënë thirrje gjithashtu për lirimin e së vesë të fituesit të çmimit Nobel për paqen, Liu Xia, që është në arrest shtëpie që prej vitit 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat