Në shtator priten bisedimet direkte për Sirinë

Azia

Në shtator priten bisedimet direkte për Sirinë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 12:34
Ilustrim

Moska beson se qeveria dhe opozita siriane do të fillojnë bisedimet direkte në rundin e ri në Gjenevë, në shtator, nëse opozita i përmbahet bazës konstruktive.

Kështu ka thënë sot përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Zyrën e OKB-së dhe në organizatat tjera ndërkombëtare në Gjenevë Aleksej Borodavkin.

Shpresa të tilla ka shprehur edhe emisari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stafan de Mistura, duke theksuar se tash është e mundshme që të motivohen të gjitha palët për t’u ulur në të njëjtën hapësirë dhe të fillojnë bisedimet intensive, transmeton TASS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat