Hiri i Nobelistit Liu Xiaobo hidhet në det

Azia

Hiri i Nobelistit Liu Xiaobo hidhet në det

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:52
Qytetarët kinezë duke mbajtur zi për Liu Xiaobon.

Kina e ka djegur trupin e vdekur të Laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, dhe disidentit, Liu Xiaobo.

Ai ka vdekur gjatë kësaj jave në moshën 61 vjeçare, pas një beteje me kancer.

Vdekja e tij është përcjellur me kritika ndërkombëtare ndaj Beijingut, për mos lirimin e tij në ditët e fundit të jetës.

Autoritetet kineze kanë thënë se trupi i tij është djegur gjatë një ceremonie familjare.

Gruaja e Liut, Xia, është mbajtur në arrest shtëpiak që kur Liu pati fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2010.

Liu që ka vuajtur nga kanceri në mëlçi, ishte dënuar me 11 vite burgim pasi kishte ndihmuar në shkrimin e një peticioni për krjimin e reformave të reja në Kinë, në vitin 2008.

Autoritetet kanë thënë se familjarët, kanë hedhur hirin e trupit të Liut në det.

Mbështetësit e Liut kanë thënë se një ceremoni e tillë e vdekjes është iniciuar nga autoritetet qeveritare për të zhdukur të gjitha gjurmët e të burgosurit më të famshëm politik në Kinë.

Vdekja e tij ka marrë vëmendjen globale, mirëpo në mediat e cenzuruara kineze, është përmendur shumë pak.

Thuhet se qeveria kineze ka ndaluar reagimet në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat