Vetëvrasja kolektive e një grupi kamikazë të ISIS në Irak transmetohet drejtpërdrejtë

Azia

Vetëvrasja kolektive e një grupi kamikazë të ISIS në Irak transmetohet drejtpërdrejtë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 09:49
Mosul

Si pasojë e disfatës së grupit terrorist të SISI përball forcave irakiane, disa sulmues kamikazë të këtij grupi terrorist-takfirist në brigjet e lumit Tigër kanë bërë vetëvrasje në mënyrë kolektive.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në një veprim të paparë kanali televiziv Al Mejadin i Libanit ka transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Iraku operacionin e vetëvrasjes kolektive të një grupi të sulmuesve kamikazë të grupit terrorist ISIS.

Sulmuesit kamikazë të ISIS pasi ishin rrethuar në brigjet e lumit Tigër dhe pasi kuptuan se nuk mund të shpërthejnë lëndët eksplozive në mesin e ushtarëve irakianë, me një veprim të paparë, bërën vetëvrasje kolektive.

Njësiti i "Shqiponjave" të forcave të armatosura të Irakut ka paralajmëruar pjesëtarët e mbetur të grupit terrorist ISIS në perëndim të Mosulit se kanë vetëm dy rrugë: ose të vriten ose të dorëzohen. Ndërkohë komanda e shtabit të përbashkët të operacioneve në Irak të shtunën ka deklaruar se 250 terroristë të ISIS janë arrestuar në tunelet në Mosul.

Raid Shaker Xheodat, komandanti i policisë federale të Irakut, ka thënë se numri i civilëve që kanë ikur nga kthetrat e ISIS nga Mosuli, është 9635 persona, ndërsa numri i personave të shpërngulur në Irak ka arritur në 63604 persona. Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut me 10 korrik shpalli çlirimin e plotë të qytetit Mosul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat