Digjet banesa, vdesin 22 vetë

Azia

Digjet banesa, vdesin 22 vetë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 17:58
Pamje nga tragjedia

Së paku 22 vetë kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë një banesë në Kinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në provincën e Jiangsu, që gjendet në lindje të shtetit kinez. Zjarri ka përfshirë një banesë dy kate, kurse më tej është shpërndarë edhe në banesa të tjera. Tragjedia bëhet me përmasa të frikshme, për shkak se aty humbën jetën edhe fëmijë. Autoritetet nisën hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat