Trudeau takon fëmijën sirian që mban emrin e tij

Azia

Trudeau takon fëmijën sirian që mban emrin e tij

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 21:40
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ka takuar fëmijën sirian

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ka takuar fëmijën sirian, i cili mban emrin e tij, shenjë mirënjohje kjo nga prindërit e të sapolindurit për ndihmën e dhënë refugjatëve sirianë.

Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka marrë komente pozitive, derisa kryeministri kanadez është shprehur i lumtur që mbante në krah foshnjën me emrin e tij.

Ai ka premtuar se  Kanadaja do të mbetet e hapur për personat që i largohen luftërave, persekutimit apo konflikteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat